Altin Lala-Philipp Lahm, këtë fakt nuk e keni ditur

Që nga viti 2003, karriera e Ralf Rangnick ka parë shumë sfida. I pushuar nga Hannover pasi i ngriti në Bundesligë, i pushuar nga Schalke, ngriti Hoffenheim-in në Bundesligë, rimori kontrollin e Schalke-s dhe i çoi në gjysëmfinale të Champions League si dhe nisi një projekt ambicioz me RB Leipzig, një projekt, që po merr këtë sezon frytet e veta.

Sport

05/04/2016 18:53

E megjithatë, një skenë në vitin 2003 është akoma në kokën e tij dhe e tregon akoma dhe sot. Zv/trajneri i tanishëm i Bayern-it, atëhere trajner i ekipit të dytë, Hermann Gerland, ishte në kërkim të një skuadre për një talent të akademisë. Ishte pak i imët dhe të çaje në ekipin e parë të bavarezëve, edhe atëhere ishte e vështirë, shkruan “A-Sport”.

Ky djalosh mund të luante si mbrojtës krahu, por me moshat kishte luajtur dhe si mesfushor. Gerland merr në telefon Rangnick dhe ja ofron talentin në huazim tek Hannoveri modest, që ai drejtonte.

“Faleminderit, por si ky kam Altin Lalën”, – përgjigjej tani 57-vjeçari. Talenti ishte Philipp Lahm.

Lahm përfundoi i huazuar tek Stuttgart, ku bindi për tu rikthyer në Mynih e për të kaluar në kombëtare, ekipe të cilat i ka drejtuar drejt trofeve më të mëdhenj si kapiten.

“Mbase mund ta kisha gjetur atëhere një vend për Lahm”, – kritikon veten tani. Por gjithsesi jo në vendin e Lalës. “Zemërluani” ishte i pazëvëndësueshëm, një status, që e ligjëroi më së miri lamtumira, që i dhanë tifozët një prej legjendave të klubit.