Altin Lala mesazh Brojës dhe Asllanit: Është më mirë të huazohen diku tjetër

Legjenda e futbollit shqiptar, Altin Lala ka qenë i ftuar në emisionin “Panorama Sport” ku ka folur për dyshen Armando Broja dhe Krsitjan Asllani. Lala që tashmë luan rolin e agjentit të futbollit, kërkon nga lojtari i Chelseat dhe Interit të huazohen diku dhe të kenë minuta më shumë, shkruan Lajmi.net “Broja dhe Asllani? Ata…

Sport

23/03/2023 19:48

Legjenda e futbollit shqiptar, Altin Lala ka qenë i ftuar në emisionin “Panorama Sport” ku ka folur për dyshen Armando Broja dhe Krsitjan Asllani.

Lala që tashmë luan rolin e agjentit të futbollit, kërkon nga lojtari i Chelseat dhe Interit të huazohen diku dhe të kenë minuta më shumë, shkruan Lajmi.net

“Broja dhe Asllani? Ata të dy absolutisht hyjnë te lojtarët më cilësorë që ka Shqipëria. Broja fatkeqësisht është dëmtuar e Asllani nuk po merr minutazh. Do të uroja të huazohet që të ketë më shumë minuta në këmbë, për atë së pari. Ai ka cilësi që të luajë edhe te Interi por në këto lloj skuadrash është thuajse e pamundur të ketë minuta. Broja fillimisht të shërohet, duhet të jetë më i qëndrueshëm për ekipin e tij . Te Çelsi është e vështirë të ketë shumë hapësira, se kanë bërë edhe shumë transferime dhe është shumë e vështirë. Te Sauthempton pati ngritje për rendimentin e tij si lojtar”, tha Lala

Broja është i lënduar dhe mungon për Kombëtaren e Shqipërisë, kurse Krsitjan Asllani është i gatshëm dhe pritet të luaj nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Polonisë, e vlefshme për para-kulifikim në Euro 2024./Lajmi.net/