Alonso me fjalë të mëdha për sensacionin e Real Madridi: Nuk e prisja këtë gjë nga Gonzalo Garcia

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka zbuluar se ka mbetur i befasuar nga paraqitjet e sulmuesit të ri Gonzalo Garcia, të cilit i dha debutimin në ekipin e parë. Garcia ka qenë pjesë e akademisë ‘La Fabrica’ dhe më pas ka luajtur për Castillan, ku Alonso e kishte njohur më herët. Megjithatë, ajo që…

Sport

02/07/2025 13:59

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka zbuluar se ka mbetur i befasuar nga paraqitjet e sulmuesit të ri Gonzalo Garcia, të cilit i dha debutimin në ekipin e parë.

Garcia ka qenë pjesë e akademisë ‘La Fabrica’ dhe më pas ka luajtur për Castillan, ku Alonso e kishte njohur më herët.

Megjithatë, ajo që e ka mahnitur trajnerin është forma që lojtari ka treguar gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara.

Garcia ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim në katër ndeshjet e zhvilluara në Botërorin e Klubeve, duke qenë një nga lojtarët më efikas të Real Madridit në këtë garë.
“E njihja Gonzalon më parë, por do të gënjeja nëse do të thoja se prisja që ai të shënonte 3 gola në 4 ndeshje,” u shpreh Alonso për mediat pas ndeshjes së fundit.

“Ai i lodh mbrojtësit, bën presion, punon shumë dhe ndihmon ekipin. E ka një shpirt gare që më pëlqen”.

“Unë i besoj atij,” përfundoi Alonso, duke lënë të hapur mundësinë që Garcia të bëhet pjesë e rëndësishme e skuadrës në të ardhmen.