Alonso gjithnjë e më afër Barcelonës

Marcos Alonso është shumë afër marrëveshjes me Barcelonën.

Sport

19/05/2022 11:23

Mbrojtësi i majtë spanjoll, Marcos Alonso me shumë gjasë do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës në merkaton e verës, përcjell lajmi.net.

Fabrizio Romano bën të ditur se bisedimet mes Barcës dhe Alonsos kanë avancuar.

Lojtari dëshiron rikthimin në La Liga sa më parë që të jetë e mundur.

Megjithatë, transferimi i Marcos Alonso te Barcelona do të varet nga çmimi që Chelsea i vendos kartonit të lojtarit.

Lojtari mbetet pa kontratë në vitin 2023 dhe Chelsea nuk pritet të rrezikojnë që ta humbin të lirë. /Lajmi.net/