Almeda dhe Tolgahan mahnisin me këtë paraqitje

Lidhja e modeles dhe aktores shqiptare, Almeda Abazi me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman kishte bërë bujë në mediet rozë.

ShowBiz

13/01/2018 10:42

Dyshja u martuan dhe tashmë jetojnë të lumtur përkrah njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

Çifti kohë pas kohe publikojnë imazhe së bashku në rrjete sociale, në të cilat shfaqen nga vende të ndryshme.

Së fundi, Almeda dhe Tolga kanë postuar të njëjtën fotografi në të cilën duken shumë elegantë, Tolga me kostumin e bardhë, ndërsa Almeda me një fustan të zi.

“Thuaje me muzikë…??”, është mbishkrimi që ajo i ka lënë fotos, ku Tolga e shikon Almedën dhe duart i kishte në piano. /Lajmi.net/