‘Alma’ e serialit “Familja Moderne” i futet politikës – kandidon për asambleiste në Komunën e Prishtinës

Për shumë vite, roli i saj si Alma në serialin vendor “Familja Moderne” e bëri një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Megjithatë, prej një kohe të gjatë, Vlora Merovci është distancuar nga skena dhe angazhimet artistike, duke u shfaqur rrallë edhe në intervista. Tani, aktorja e njohur prishtinase po rikthehet në qendër…

Lajme

13/08/2025 20:23

Për shumë vite, roli i saj si Alma në serialin vendor “Familja Moderne” e bëri një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

Megjithatë, prej një kohe të gjatë, Vlora Merovci është distancuar nga skena dhe angazhimet artistike, duke u shfaqur rrallë edhe në intervista.

Tani, aktorja e njohur prishtinase po rikthehet në qendër të vëmendjes, por jo për një rol të ri në ekran, por në një sferë krejt tjetër që nuk ka lidhje me artin – këtë herë ajo ka zgjedhur të angazhohet në politikë.

Vlora Merovci ka vendosur të garojë për këshilltare komunale në Asamblenë e Prishtinës, nën patronatin e Lëvizjes Vetëvendosje!, ku mban numrin 25 në listën zgjedhore.

Përveç karrierës së saj artistike, Vlora ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike. Prej kohësh, ajo shërben si zyrtare në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke qëndruar pranë aktiviteteve dhe zhvillimeve kulturore në vend.