Allegri vlerëson lart Ronaldon pas golit të 600-të: Është e rëndësishme të kemi dikë si ai
Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, është kujdesur që të jap disa lëvdata për yllin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo.

Sport
Ylli portugez mbrëmë ka shënuar gol kundër Inter, gol ky që ishte i 600-ti për të në garat me klube.
Pas këtij goli, Allegri ka lavdëruar lojtarin duke thënë se ka ndryshuar gjithë lojën, dhe se është e rëndësishme për skuadrën të ketë një lojtar si ai.
“Është e rëndësishme të kemi dikë si Ronaldo, sepse para golit, ai bëri një gabim në një shans tjetër dhe reagimi i tij ndryshoi paraqitjen e tij” ka thënë Allegri për ‘DAZN’, transmeton lajmi.net.
“Ne rrezikuam të shkonim në 2:0 disavantazh, por pastaj në pjesën e dytë patëm paraqitje më të mirë. Nuk ishte e lehtë. Inter janë skuadër e fortë” ka thënë tutje trajneri italian.
Juventus kishte siguruar titullin e kampionit në Serie A qysh një javë më parë dhe në këtë ndeshje u fut pa presion.
Ndeshjen e radhës, ‘Zonja e vjetër’ e luan kundër rivalëve lokal, Torino, gjatë së premtes së ardhshme. /Lajmi.net/