Allegri: Pogba do të shitet për çmimin e duhur
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka pranuar se Paul Pogba mund të largohet nga skuadra italiane gjatë kësaj vere, mirëpo këtë gjë do ta bëj vetëm për një çmim të duhur.
Sport
Allegri ka thënë se Pogba do të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere vetëm për një çmim të duhur.
“Natyrisht, me Pogban, ne jemi duke biseduar për ndonjë zgjidhje – jo për atë teknike: Sidoqoftë, ndonjë ofertë e duhur është e vështirë për t’u refuzuar”.
“Sidoqoftë, në Pogba mbetet te Juventusi, atëherë ai duhet të mos ketë pendime. Ajo që kemi arritur këtë sezon është vetëm pika e fillimit të gjërave që do të ndërtojmë për të ardhmen”, përfundoi Allegri deklaratën e tij për La Gazzetta dello Sport.