Allegri: E kam rritur Dybalan te Juventusi

Massimiliano Allegri është në mesin e atyre që ndjenë mërzinë për largimin e Paulo Dybala.

Sport

17/05/2022 12:14

Ylli argjentinas, Paulo Dybala është përshëndetur mbrëmë me tifozët e Juventus, pasi në fund të sezonit do të largohet për të nisur aventurë të re.

Lojtari shpërtheu në lot. Por, edhe trajneri duket i mërzitur. Allegri kujton gjithë kohën me Dybala dhe ndjehet sikur e ka rritur argjentinasin.

“Ishte fund i shkëlqyer, i mbushur me emocione. Ishte një mbrëmje për Dybala dhe Chiellini”, ka thënë Allegri për ‘Sky Sport Italia’, transmeton lajmi.net.

“Paulo ishte një lojtar i rëndësishëm për shtatë vite te Juventusi. Ai ishte fëmijë kur erdhi. Ndihem sikur e kam ndihmuar të rritet”, ka shtuar trajneri.

Dybala kaloi shtatë vite me Juventusin që kur transferohej nga Palermo, kurse Chiellini i jep fund aventurës pas 17 viteve. /Lajmi.net/