Aliu: Shumë shpejt do të hapet edhe thirrja e dytë për banimin e përballueshëm social për komunat që nuk kanë aplikuar

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me katër komuna të vendit për banimin e përballueshëm social. Në një postim të fundit të tij në Facebook ka bërë të ditur se deri më tani është nënshkruar marrëveshje me komunën e Gjilanit,…

Lajme

11/09/2024 16:27

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me katër komuna të vendit për banimin e përballueshëm social.

Në një postim të fundit të tij në Facebook ka bërë të ditur se deri më tani është nënshkruar marrëveshje me komunën e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës.

“Në shkurt të këtij viti hapëm thirrjen për aplikim për gjithë komunat e Republikës së Kosovës për banimin e përballueshëm dhe social. Dje dhe sot kemi nënshkruar tashmë marrëveshjet me 4 komuna për të nisur këtë projekt, ndërkaq edhe 13 komuna të tjera janë në proces të nënshkrimit. Deri tani kemi nënshkruar me Komunën e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës”, njoftoi ai, përcjell lajmi.net

Po ashtu, ai shtoi se për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapet edhe thirrja e dytë.

“Hap pas hapi drejt realizimit të edhe një prej zotimeve tona”, ka përfunduar ai./Lajmi.net