Aliu publikon pamje me dron të rrugës Prishtinë – Podujevë: Progresi është i dukshëm

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje me dron të magjistrales Prishtinë-Podujevë duke e cilësuar si progres punimet në këtë rrugë. Aliu në rrjetin social ‘’Facebook’’ ka publikuar pamje të kësaj rrugë ku ka thënë se ky projekt jo që lidh Podujevën me Prishtinën por edhe me gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre. Aliu…

Lajme

17/10/2024 19:55

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje me dron të magjistrales Prishtinë-Podujevë duke e cilësuar si progres punimet në këtë rrugë.

Aliu në rrjetin social ‘’Facebook’’ ka publikuar pamje të kësaj rrugë ku ka thënë se ky projekt jo që lidh Podujevën me Prishtinën por edhe me gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre.

Aliu nuk ka dhënë një datë të caktuar se kur përfundojnë punimet në këtë rrugë.

”Puna në rrugën Prishtinë – Podujevë nuk ndalet, progresi është i dukshëm. Ky projekt i rëndësishëm, që lidhë jo vetëm Podujevën me Kryeqytetin, por edhe gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre, po përparon dukshëm. Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur”, u shpreh Aliu./Lajmi.net