Aliu njofton se u shkëput kontrata me kompaninë italiane dhe u lidh me një nga Shqipëria për rrugën “problematike” nga Ferizaj
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në konferencën për media tha se është nënshkruar kontratë të re me kompaninë “Salillar” nga Shqipëria për ndërtimin e rrugës Fshati i Ri-Ferizaj. “Ky është një projekt që ka shumë vite që ka qenë duke u zvarritur, që nga viti 2019 me të njëjtën kredi e…
Lajme
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në konferencën për media tha se është nënshkruar kontratë të re me kompaninë “Salillar” nga Shqipëria për ndërtimin e rrugës Fshati i Ri-Ferizaj.
“Ky është një projekt që ka shumë vite që ka qenë duke u zvarritur, që nga viti 2019 me të njëjtën kredi e angazhuar një kompani dhe pas zvarritjeve të shumta në punime dhe në fund me braktisjen përfundimtare të punishtes është shkëput kontrata vitin e kaluar. Ka qenë një kompani italiane e përzgjedhur asokohe dhe menjëherë kemi iniciuar procedurën e re të prokurimit, me idenë që me të njëjtën kredi duke mos rrezikuar fare të humbim atë kësisoj në kuadër të ministrisë bashkë me BERZH-in sipas protokollit të Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim e ka bërë shpalljes e ftesës dhe nga Komisioni u bë përzgjedhja e operatorëve janë listuar ata “deklaroi ministri Aliu, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu tha se pas përzgjedhjes i njëjti process është verifikuar dhe në fillim të shtatorit kemi marrë raportin dhe përfundimisht sot e nënshkruam kontratën me operatorë ekonomik nga Shqipëria që është kompani serioze dhe s’ka nënkontraktorë.
“Pra për projektin e zgjerimit të rrugës nga Fshati i Ri në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku fillon në rreth deri tek kryqëzimi me magjistralen tjetër që lidh Ferizajn me Gjilanin e në vazhdim në 5.6 kilometra do të bëhet asfaltimi i rrugës me katër korsi, do të rindërtohen ura dhe do të ndërtohen dy rrah në magjistralen Ferizaj-Gjilan dhe katër rrath të tjerë në pjesën e magjistrales nga fshati i ri deri tek kryqëzimi. Është projekt i rëndësishëm për qytetarët e Ferizajt, projekt që ka shkaktuar mjaftë nervozë e telashe për qytetarët e Ferizajt, por besojmë që do të fillojnë punimet sa më shpejtë e përfundim të shpejtë të punimeve sikur për të tjerat që po ecin mirë. Për këtë projekt është angazhuar mbikëqyrje profesionale dhe kompania ka dhënë planin dinamik 1 vjet nga nënshkrimi i kontratës deri në përfundim të projektit. Pra 1 vit”./Lajmi.net/