Aliu i nderuar për pozitën e re: Në Kosovë më shihnin si të Shqipërisë, këtu si të Kosovës
Zëvendësministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka prezantuar sot drejtorin e ri të Portit të Durrësit, ish-ministrin e kabinetit të Albin Kurtit, Liburn Aliu. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit, Aliu ka falënderuar Ballukun dhe kryeministrin Edi Rama për besimin që i kanë dhënë në drejtimin e një prej…
Lajme
Zëvendësministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka prezantuar sot drejtorin e ri të Portit të Durrësit, ish-ministrin e kabinetit të Albin Kurtit, Liburn Aliu.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit, Aliu ka falënderuar Ballukun dhe kryeministrin Edi Rama për besimin që i kanë dhënë në drejtimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend, raporton lajmi.net
Aliu, i cili ka studiuar disa vite në Shqipëri në kohën e gjimnazit, tha me humor se ndoshta tani në Shqipëri e ‘shohin si të Kosovës’, ndërsa kur ishte në detyrë në Kosovë, ‘e shihnin si të Shqipërisë’.
“Jam i nderuar, e falënderoj republikën e Shqipërisë, kryeministrit dhe ministren që ma besuan këtë detyrë. Ju këtu më shihni si të Kosovës, atje më shohin sit ë Shqipërisë, nuk është e lehtë… por gjithsesi këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe uroj të kemi sukses dhe në tre vite portin e mallrave ta shohim të realizuar e më pas të lidhur me të gjitha rrjetet rrugore e hekurudhore me gjithë rajonin”, u shpreh ai./Lajmi.net/