Aliji kthehet në Basel
Mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji është thirrur menjëherë nga kampionët e Zvicrës, që e kishin huazuar te Vaduzi për këtë sezon

Sport
Naser Aliji është rikthyer te Baseli. Mbrojtësi i Kombëtares është thirrur menjëherë nga kampionët e Zvicrës, që e kishin huazuar te Vaduzi për këtë sezon.
Dëmtimi i afrikanit Adama Traore me përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë la skuadrën pa mbrojtës të majtë, shkruan “Albeu.com”.
Aliji do të jetë përsëri me Baselin deri në janar dhe do të ketë mundësi të ndihmojë skuadrën në aktivitetet kombëtare, por jo në Europa League, pasi lista në UEFA është dorëzuar.