Alienët kanë dërguar sinjale të qarta

Shkencëtarët kanë nisur të provojnë zgjidhjen e një sinjali të huaj i cili është mbajtur i fshehur për një vit. Ata janë duke i drejtuar teleskopët në një yll të largët që mund të jetë shtëpia e një qytetërimi të përparuar të huaj.

Fun

01/09/2016 05:58

Disa nga “gjuetarët e botës së huaj”, kanë treguar se këto sinjale i kanë marrë rreth një vit më parë, por vetëm para një jave janë bërë të ditura.

Studiuesit e yjeve të përfshirë në Kërkimet për Intelegjencë Jashtëtokësore (SETI), i kanë drejtuar teleskopët e tyre drejtë yllit të quajtur HD 164595, i cili dyshohet të jetë burim i sinjaleve të pashpjegueshme, transmeton lajmi.net

Ky yll i largët duket pak a shumë si planeti ynë dhe ka të paktën një planet në orbitën rreth tij dhe kjo ka ngjallur spekulimet dhe dyshimet se një qytetërim i përparuar atje është duke u munduar të kontaktojë me ne.

Astronomët rus kanë arritur kapjen e këtyre sinjaleve një vit më parë dhe tani kanë arritur t’i tregojnë pjesës tjetër të botës në lidhje me studimin e tyre.

Douglas Vakoch, shkencëtar i cili gjithë jetën e tij i’a ka kushtuar kërkimit të jetës jashtëtokësore ka thënë se këto sinjale janë një mundësi e mirë për t’u takuar me qytetërimin tjetër.

“Sinjali nga HD 164595 është intrigues. Sepse ajo vjen nga afër diellit dhe në qoftë se është artificial, atëherë kemi të bëjmë me një qytetërim që është shumë me aftësi më të madhe sesa ajo e njerëzimit”, tha ai për CNN, përcjellë lajmi.net

Sinjali është shumë i fuqishëm dhe është dërguar me anë të teknologjisë së tyre, e cila sipas shkencëtarëve dhe astronautëve është shumë më e sofistikuar sesa e jona.

Seth Shostak, astronom i lartë në Institutin SETI, tha se sinjali duhet të jetë dërguar me anë të një transmetuesi jashtëzakonisht të fuqishëm i cili ka përdorur “qindra herë më shumë energji sesa kur rrezet e diellit bien mbi tokë” dhe sigurisht kjo kërkon burime të energjisë më tepër sesa që ne kemi.

Kjo kërkon përpjekje shumë përtej asaj që ne mund të bëjmë dhe është e vështirë për ta kuptuar se pse një qytetërim me një teknologji dhe energji të tillë, synon sistemin tonë diellor që ka shumë më pak se aq.

Ai shtoi se ka mjaftë shpjegime të tjera të mundshme në lidhje me këtë sinjal e njëra prej tyre është edhe ndikimi i tokës. Gjithashtu Shostak ka thënë se pa një konfirmim të sigurtë ne mund të themi vetëm se ky sinjal ishte interesant dhe intrigues./lajmi.net