Ali Ahmeti pas takimit me Hamzën, Lladrovcin e Lushtakun: Vetëm të bashkuar arrihen fitoret më të mëdha

Pak më parë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, publikoi një fotografi ku shtrëngonte duart me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. Pas postimit të Hamzës, edhe Ahmeti ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimet me Lladrovcin dhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, duke theksuar rëndësinë…

Lajme

24/11/2025 21:35

Pak më parë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, publikoi një fotografi ku shtrëngonte duart me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Pas postimit të Hamzës, edhe Ahmeti ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimet me Lladrovcin dhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit politik.

Postimi:

Sot në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë pata kënaqësinë të takoj dhe të uroj miqtë e mi: Ramiz Lladrovcin për mandatin e ri në krye të Drenasit, Sami Lushtakun për mandatin në krye të Skenderajit dhe Bedri Hamzën për detyrën e re si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Këto ditë të rëndësishme sjellin jo vetëm përgjegjësi të reja, por edhe një mesazh të fuqishëm për bashkim, unitet dhe koordinim mes të gjithëve që punojnë për interesin e përbashkët të qytetarëve dhe të Kosovës.

Vetëm të bashkuar, me vullnet të mirë dhe me vizion të qartë, arrihen fitoret më të mëdha.