Ali Ahmeti i bashkohet protestës në Prishtinë kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, po merr pjesë në protestën e mbajtur sot në Prishtinë kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ahmeti u pa në mesin e protestuesve që janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ku qytetarë nga mbarë Kosova dhe diaspora kanë…

Lajme

07/08/2025 16:56

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, po merr pjesë në protestën e mbajtur sot në Prishtinë kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ahmeti u pa në mesin e protestuesve që janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ku qytetarë nga mbarë Kosova dhe diaspora kanë ardhur për të shprehur përkrahjen e tyre për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, raporton lajmi.net

Pjesëmarrja e liderit shqiptar nga Maqedonia e Veriut u prit me duartrokitje dhe përshëndetje.

Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila ka bërë thirrje për një tubim paqësor dhe dinjitoz në mbështetje të drejtësisë./Lajmi.net/