Alexander Isak opsioni tjetër për sulmin e Barcelonës

Barcelona kanë shfaqur interesim për sulmuesin e Real Sociedad, Aleksander Isak.

Sport

14/03/2022 08:10

Barcelona janë në kërkim të një sulmuesi, opsioni i tyre primar mbetet sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland. Pas norvegjezit janë shumë ekipe, për ta pasur në radhët e tyre sulmuesin nga Dortmundi, do të duhet një shumë e madhe financiare. Momentalisht Barcelona nuk mund të përballojnë kërkesën e lartë financiare, transmeton lajmi.net.

‘Blaugrana’ janë duke shqyrtuar mundësit për nënshkrimin me një sulmuesi tjetër.

Kanë disa opsione të tjera, në mesin e tyre së fundmi u shtuar edhe sulmuesi i Real Sociedad, Aleksander Isak. Ai është një sulmues mjaft efektiv dhe e njeh shumë mirë La Ligën.

Mbetet të shihet se me cilin nga disa opsionet do të nënshkruaj këtë verë Barcelona./Lajmi.net/