Alex Sandro: Me Porton patëm qasje të gabuar, tani duam Scudetton

Mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro, është shprehur optimist për Scudetto por tha se qasja ndaj Portos në Ligën e Kampionëve ishte e gabuar.

Sport

12/03/2021 19:49

Juventusi edhe pse fitoi ndeshjen, u eliminua nga golat e mysafirë, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro, duke folur për “SkySport” tha se skuadra duhet të përqendrohet në fitimin e titullit të Serie A.

“Në vërshëllimën e fundit ishim të dëshpëruar ndaj Portos. Por unë besoj që gabimi më i madh ishte qasja, minutat e parë të ndeshjes, si në udhëtim ashtu edhe në shtëpi”, tha ai.

“Në këto situata duhet të përmirësohemi, të kuptojmë që çdo top është i rëndësishëm dhe mund të ndryshojë ndeshjen dhe sezonin tonë”, shtoi ai.

“Cristiano si të gjithë ne doli i dëshpëruar nga fusha sepse dëshironte kualifikimin tutje. Tani jemi duke menduar vetëm të fitojmë Scudetton dhe Coppa Italia”, tha Sandro.

“Do të provojmë të japim më të mirën, të punojmë për të fituar të gjitha ndeshjet. Ka shumë ndeshje në Serie A dhe deri në finale të Coppa Italia dhe objektivi jonë është të fitojmë të dyja”, përfundoi Alex Sandro./Lajmi.net/