Aleanca mban mbledhje me kryetarët e degëve: Pushteti që blen barna, gur e zall prej Serbisë nuk meriton të qeverisë me jetën e qytetarëve

Aleanca ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve të Degëve të partisë. Sipas komunikatës, ata kanë trajtuar çështje të organizimit të brendshëm dhe aktivitetit politik. “Sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit, Aleanca e ka bërë të qartë se qëllimi i njerëzve që sot po e mbajnë pushtetin ilegalisht është çuarja e vendit në…

Lajme

01/09/2026 20:05

Aleanca ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve të Degëve të partisë.

Sipas komunikatës, ata kanë trajtuar çështje të organizimit të brendshëm dhe aktivitetit politik.

“Sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit, Aleanca e ka bërë të qartë se qëllimi i njerëzve që sot po e mbajnë pushtetin ilegalisht është çuarja e vendit në zgjedhje të reja. Ajo që kemi parë deri tani përputhet me atë që kemi thënë vazhdimisht, fajësimi i partive të tjera dhe caktimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve në datën që u konvenon atyre. Pushteti që e lë vendin pa energji dhe në mëshirën e mafias energjetike, që energjinë e sjell prej Serbisë. Pushteti që blen edhe barna, gur e zall prej Serbisë. Pushteti që i dënon bizneset vendore dhe shkatërron ekonominë e vendit. Pushteti që krejt çka arrin të bëjë është t’i përçajë qytetarët e vendit, nuk meriton të qeverisë me jetën e qytetarëve”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: