Alcantara – Liverpool, lajmi i fundit nga Anglia

Thiago Alcantara është objektivi i madh i Liverpoolit.

Sport

15/09/2020 11:08

Liverpool nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Thiago Alcantara.

“TalkSport” raporton se “Reds” do të presin javën e fundit të afatit kalimtar të verës për të paraqitur ofertë për blerjen e Alcantaras, transmeton lajmi.net.

Mesfushori spekulohet se ka vendosur për largim nga skuadra kampione e Evropës derisa ka zgjuar interesim të madh nga Liverpool.

Menaxheri Jurgen Klopp beson se do ta bind Bayern Munichun me ofertën finale për blerjen e ish futbollistit të Barcelonës. /Lajmi.net/