Albin Kurti takon ambasadorin francez Guerot, theksohen prioritetet e mandatit të ri
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Gjatë takimit, ambasadori Guérot e uroi kryeministrin Kurti për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe për mandatin e ri qeverisës, duke vlerësuar se ai hap një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës,…
Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Gjatë takimit, ambasadori Guérot e uroi kryeministrin Kurti për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe për mandatin e ri qeverisës, duke vlerësuar se ai hap një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës, raporton lajmi.net
Nga ana e tij, kryeministri Kurti paraqiti prioritetet e mandatit të ri qeverisës, duke përmendur investimet në infrastrukturë strategjike, përkushtimin e palëkundur për paqe dhe siguri, si dhe angazhimin për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.
Ai e falënderoi ambasadorin Guerot për urimet, bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës./Lajmi.net/