Albin Kurti: Shpresoj që të shihemi me Shqipërinë në Botëror
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë një postim të veçantë për Shqipërinë, duke përmendur suksesin e saj në këto kualifikime për Botëror. Ndër të tjerash, Kurti ka shkruar edhe për fitoren e madhe të kuqezinjëve në Leskovc ndaj Serbisë. Ai shprehu dëshirën e tij që Kosova të takohet me Shqipërinë…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë një postim të veçantë për Shqipërinë, duke përmendur suksesin e saj në këto kualifikime për Botëror.
Ndër të tjerash, Kurti ka shkruar edhe për fitoren e madhe të kuqezinjëve në Leskovc ndaj Serbisë.
Ai shprehu dëshirën e tij që Kosova të takohet me Shqipërinë në turneun final të Kampionatit Botëror, që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
“Shqipëria, sikurse Kosova, e përmbyllë fushatën e dyta, duke kaluar tutje në fazën tjetër. Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc, përkundër ndalimit të pjesëmarrjes së tifozëve kuq e zi dhe të flamurit kombëtar, e nën brohoritjet e tifozëve serbë kundër Kosovës pikërisht nga qyteza që ne e njohim më së shumti për burgun famëkeq atje Urojmë që me Shqipërinë të shihemi në Botëror! Shumë fat në ndeshjet e ardhshme!”, shkruan Kurti në “Facebook”.