Alban Zogaj-shef i kabinetit në ministri të Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar Alban Zogajn si shef i kabinetit në kët ministri.

Lajme

24/02/2020 13:38

Abixhiku ka thënë se Zogaj e ka të përfunduar magjistraturën në Britani të Madhe e doktoraturën për ekonomi në Itali.

“Është i specializuar në politikat makroekonomike, ekonomiksin e zhvillimit, politikat industriale, financat publike e në menaxhment. Ka të publikuara një sërë punimesh ekonomike në revistat më prestigjioze ndërkombëtare. Së fundmi ishte ekonomist kryesor në organizatën prestigjioze amerikane MCC, zyra në Kosovë”, ka shkruar Abixhiku.

“Si ekspert i ekonomisë, si ligjërues universitar, si menaxhues i jashtëzakonshëm, Albani me përvojën e tij 15 vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit tim koordinimin e energjinë e domosdoshme. Vlerat e tij të punës, etika e dija që në vete bartë ai, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën”, shkruan tutje ministri Abixhiku. /Lajmi.net/