Alban Krasniqi kapet me Çlirim Hazirin: Mos e luaj komandantin veç pse në krah të rrinë llumi i Prontos

Bashkëshorti i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Alban Krasniqi po vazhdon të deklarohet për organizmin e protestave në shesh. Ai së fundi deklaroi se protesta “Jo në emrin tim”, është shndërruar në një fushatë politike kundër Vetëvendosjes. Ai madje shkroi se Çlirim Haziri po promovohet si patriot modern. “Çlirim abuzuesi, ti përveç tjerash jepje mikrofonë…

Lajme

08/10/2026 08:57

Bashkëshorti i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Alban Krasniqi po vazhdon të deklarohet për organizmin e protestave në shesh.

Ai së fundi deklaroi se protesta “Jo në emrin tim”, është shndërruar në një fushatë politike kundër Vetëvendosjes.

Ai madje shkroi se Çlirim Haziri po promovohet si patriot modern.

“Çlirim abuzuesi, ti përveç tjerash jepje mikrofonë individëve që ne i njohim si dezerterë e i reklamoje si invalidë”,shkroi ai.

Postimi i plotë:

Çlirimi PDK-së gjatë fushatës partiake të nisur si protestë qytetare në shesh ma shumë ka fol për veten dhe kundër Vetëvendosjes, sesa për të vërtetën e gjykatës, derisa në krah kishte deputetët dhe zyrtarët e PDK-së që shtyen dhe votuan gjykatën speciale. Tash po kërkon lirimin e atyre që sulmuan  deputetë, gazetarë, veteranë, qytetarë.

Çlirimin të cilin po ma promovojnë si patriotin modern në fakt sa falso aq edhe i vonuar le ta dinë që sharjet, fyerjet dhe yryshet që i ka nxitë janë e kundërta e dëshmorit Xhavit Haziri i cili na përket të gjithëve si histori, sakrificë dhe flijim.

Andaj, Çlirim mos e luaj komandantin veç pse në krah të rrinë llumi i Prontos  e dokesh azgan krah tyre gjoja kapo, i rrezikshëm dhe i paprekshëm.

Njoh shumë familjarë dëshmorësh që kanë marrë pushkën e prindit dhe kanë vazhduar luftën, por sot punojnë në kurriz të djersës së tyre e disa edhe në mërgatë dhe as që i dallon, sepse gjithmonë kujdesen se mos po korisin veprimtarinë dhe sakrificën.

Çlirim abuzuesi, ti përveç tjerash jepje mikrofonë individëve që ne i njohim si dezerterë e i reklamoje si invalidë.

Ti Çlirim asnjë fjalë nuk e the për historinë e themelimit të gjykatës speciale, asnjë emër të themeluesve të saj për më tepër në mënyrë perfide tentoje që ta prezantoje Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin si fajtorë të themelimit të gjykatës ndërsa në krah të qëndronin themeluesit e saj.

Sa për ty dhe të tillët gjykata do themelohej ashtu sic u themelua po nga partia juaj.

Nëse kështu vazhdon, të jesh i bindur që do përfundosh i shtrydhur si limon dhe i tjetërsuar njëjtë si ata rreth teje.

Modelin e tillë e kemi parë dhe e kemi refuzuar ka vite, andaj nuk mund të imponohesh as nga partia dhe as nga media hibride./Lajmi.net/