Alban Hyseni: Kjo formë e bllokimit të punës sonë dëmton më së shumti qytetin

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme me medie, pas mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa. I pari i Gjilanit, tha se në mbledhjen e KPF-së, ku u diskutua rendi i ditës, opozita, që është shumicë në Kuvendin Komunal, i dha një tjetër goditje qytetit. “Ndër të tjerat,…

Lajme

19/09/2024 18:51

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme me medie, pas mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa.

I pari i Gjilanit, tha se në mbledhjen e KPF-së, ku u diskutua rendi i ditës, opozita, që është shumicë në Kuvendin Komunal, i dha një tjetër goditje qytetit.

“Ndër të tjerat, “Ldk” dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal votuan kundër: Bartjes së buxhetit në vlerë prej 2.5 milionë euro. Buxhetit komunal për vitin 2025. Raportimit gjashtëmujor të kryetarit të komunës. Raportit financiar gjashtëmujor dhe Inkubatorit të Biznesit.

“Kjo formë e bllokimit të punës sonë dëmton më së shumti qytetin dhe qytetarët, në kurriz të të cilëve po bëhen lojëra politike”, tha kryetari Alban Hyseni./Lajmi.net