Alarmon Kusari: KPM planifikon ta ndryshojë rregulloren në mënyrë tinzare, veprim i kundërligjshëm dhe politik
Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka alarmuar se anëtarët e KPM do të përpiqen të ndryshojnë rregulloren e këtij institucioni në mënyrë që të shkarkohet kryetari, Jeton Mehmeti. Kusari paralajmëroi se një ndryshim i tillë është i kundërligjshëm dhe ka motive politike, transmeton…
Lajme
Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka alarmuar se anëtarët e KPM do të përpiqen të ndryshojnë rregulloren e këtij institucioni në mënyrë që të shkarkohet kryetari, Jeton Mehmeti.
Kusari paralajmëroi se një ndryshim i tillë është i kundërligjshëm dhe ka motive politike, transmeton lajmi.net.
Ja postimi i saj:
Info e re me rëndësi, poashtu alarmuese, WOW WOW WOW
KPM ka planifiku sot me ndryshu rregulloren e punës që me mujtë me e kapë politikisht pozitën e kryetarit dhe të nënkryetarit. E pabesueshme.
Ky ndryshim tinzar i rregullores, pa e përfshi as në agjendë, është dëshmi që është proces i kundërligjshëm dhe politik. Ndryshimi i rregullorës në këtë formë është i jashtëligjshëm poashtu.
Shihni nenin që e kanë propozu. E pabesueshme.
Ju rikujtoj që të njëjtën metodë pushteti aktual e ka përdorë në RTK për me zgjedhë drejtorin. Copy paste e njëjta metodë. Wow./Lajmi.net/