Alarmohet Serbia: Xhihadistët kanë ardhur në Kosovë, së pari sulmojnë Beogradin

Mediat serbe, duke u thirrur në arrestimet e fundit të kryera në Kosovë dhe gjetjet e armëve në afërsi të liqenit të Badovcit, shkruajnë se çerdhja e xhihadistëve është në Kosovë, dhe ata për synim kanë sulmet nëpër qendrat tregtare në Beograd.

Lajme

21/07/2015 10:41

Këto media duke përshkruar arrestimet dhe mjetet e dyshimta të gjetura nga Policia e Kosovës, shkruajnë se sipas shërbimeve inteligjente të Serbisë, celula e ISIS-it gjendet në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Tutje artikulli vazhdon duke thënë se nën llupën e terroristëve janë autobusët e qytetit në veçanti qendrat tregtare në Beograd, në të cilat gjatë vikendeve frekuentohen mijëra familje.

Së fundmi, objektivet e mundshme mund të jenë kishat dhe manastiret ortodokse, për të cilat edhe është zbuluar në një plan të ekstremistëve që kishin për qëllim të ndezin manastirin e Shën Kozmanit dhe Damianit në Zllatar.

“Me këto arrestime dhe gjetje të armëve, Serbia në momentin e fundit ka shmangur një tragjedi të madhe, kurse kreu i komisionit parlamentar  për Kosovën, Milovan Drecun, paralajmëron se situata është alarmante sepse siç thotë ai, policia e Kosovës nuk ka kapacitet e vullnet politik për të luftuar islamin radikal”, shkruan ndër të tjera portali serb Telegraf.rs. /lajmi.net