Alarmohet Real Madridi: Lëndohet Alaba

Lojtari i Real Madrid, David Alaba ka pësuar një lëndim me kombëtaren e tij. Austria ka zhvilluar ndeshje me Francën, në kuadër të Ligës së Kombeve (takim ky që francezët e fituan 2:0). Në atë përballje, sipas ‘Mundo Deportivo’ ka pësuar lëndim qendërmbrojtësi i Realit, David Alaba, transmeton lajmi.net. Austriaku ishte i pranishëm në duelin…

Sport

22/09/2022 23:12

Lojtari i Real Madrid, David Alaba ka pësuar një lëndim me kombëtaren e tij.

Austria ka zhvilluar ndeshje me Francën, në kuadër të Ligës së Kombeve (takim ky që francezët e fituan 2:0).

Në atë përballje, sipas ‘Mundo Deportivo’ ka pësuar lëndim qendërmbrojtësi i Realit, David Alaba, transmeton lajmi.net.

Austriaku ishte i pranishëm në duelin e Ligës së Kombeve kundër Francës, është dashur të tërhiqet në minutën e 70-të të ndeshjes, kur ka ndjerë një shqetësim muskulor.

Si masë paraprake, futbollisti ka vendosur të tërhiqet me shpresën që testet e kryera të nxjerrin në pah ndonjë lëndim të lehtë.

Mbetet të shihet se sa gjatë do mungojë Alaba./Lajmi.net/