Alarmohet Britania, virusi vdekjeprurës ka marrë jetën e 5 personave

Në Britani kanë vdekur 5 persona nga Listeria, çka është Listeria dhe cilat janë simptomat e saj

Fun

25/06/2019 11:12

Listeria është një virus shumë i rrallë, por vekjeprurëse.

Në Britani të Madhe është përhapur një sëmundje e rrallë e quajtur Listeria, e cila morri jetën e më shumë se 5 personave. Por çka është Listeria, dhe cilat janë simptomat e saj?

Listeria është një lloj i bakteries, që konsiderohet si virus dhe infeksion i rallë. Kjo sëmundje  mund të përhapet nëse hani ushqim ku është përhapur kjo lloj bakterie.

Listeria mund të shpërndahet në të gjitha llojet e ushqimeve, por më së shumti mund të përhapet tek qumështi i pasterilizuar, në djathëra të butë, përgjithësisht tek ushqimet që përmbajnë qumësht.  Ky lloj i virusit  mund të jetë tepër i  rrezikshëm tek fëmijët, nënat shtatzëna dhe tek ata persona që kanë imunitet të dobët. /Lajmi.net/