Alarmohet Barça, dy futbollistë kundërshtarë rezultojnë pozitivë me COVID-19

Skuadra e Cornellas ka konfirmuar dy raste pozitive ndaj COVID-19, pas ndeshjes së zhvilluar ndaj Barcelonës, në kuadër të Copa del Rey.

Sport

22/01/2021 16:48

Cornella ka konfirmuar se dy futbollistë të skuadrës kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19, pas ndeshjes ndaj Barcelonës që këta të fundit triumfuan në vazhdime në kuadër të Copa del Rey, transmeton lajmi.net.

Tani, lojtarët janë izoluar dhe po ndjekin protokollin anti-COVID-19, ndërsa Barcelona ende nuk ka treguar ndonjë rast të ri dhe pritet të bëhen testime tek kampi i “Blaugranëve”.

Cornella u eleminua nga Barcelona në kohën shtesë me golat e Dembele dhe Barithwaite./Lajmi.net/