Alarmante: Vehbi Kajtazi thotë se po ndiqet nga AKI pas publikimeve të fundit për pushtetin

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se është duke u ndjekur nga agjentë të AKI-së. Në një postim në Facebook, Kajtazi ka shkruar se ngado që po lëviz, dy apo tre zyrtarë të AKI-së po i shkojnë prapa. Ai ka shtuar se tashmë ka identifikuar me fotografi dhe emra. “Ndalnu të nderuar. Mos zbatoni urdhra të…

Lajme

22/10/2024 22:15

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se është duke u ndjekur nga agjentë të AKI-së.

Në një postim në Facebook, Kajtazi ka shkruar se ngado që po lëviz, dy apo tre zyrtarë të AKI-së po i shkojnë prapa.

Ai ka shtuar se tashmë ka identifikuar me fotografi dhe emra.

“Ndalnu të nderuar. Mos zbatoni urdhra të paligjshëm se apangat në gojë ua shti!”, ka shkruar ai.

Kajtazi nuk ka dhënë detaje shtesë në lidhje me ketë informacion, por duhet përkujtuar se ai së fundi ka publikuar disa lajme, në mesin e tyre edhe përgjime ku të përfshirë janë zyrtarë shtetërorë./Lajmi.net/