Alarmante/ 14 të vdekur dhe 2 mijë e 541 raste me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se janë regjistruar edhe 14 të vdekur nga COVID-19.
Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 12 mijë e 618 testime, prej të cilave 2 mijë e 541 kanë rezultuar pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.
Në total numri i rasteve aktive është 23.845. /Lajmi.net/