Alarm në Greqi, po vidhen gurët e plazheve
Zakonisht, në këtë periudhë të vitit, plazhet greke i gëzohen rrezeve të diellit të ditëve të fundit të verës. Por, lajmet prej tyre, së fundmi, nuk kanë qenë fort të këndshme.
Lajme
Këtë javë, një kontenier i madh me mbishkrimin “Kutia e kthimit të guralecëve të plazhit Lalaria” është shfaqur në Aeroportin e Skiathosit, ndërsa banorët lokalë kanë nisur fushatën e shpëtimit të plazhit nga turistët që tentojnë të marrin me vete në shtëpi si suvenirë, gurët e mermertë.
“Në plazhin tonë vërtetë nuk pati rrëshqitje apo shkëputje shkëmbinjsh, por dora e njeriut po e shkatërron këtë bukuri natyrore me ritme alarmante”, thonë aktivistët.
Dhe në të vërtetë, falë kësaj grabitjeje të gurëve, pjesë të konsiderueshme plazhesh po zhduken. Kutitë e ndershmërisë, siç po quhen kontenierët, vijnë pas lajmit për gjoba deri në 1 mijë euro për turistët që kapen me gurët e plazhit të famshëm. Po ashtu, janë vendosur postera ngado ku këshillohen turistët që të bëjnë foto dhe jo të marrin gurë nga plazhi.