Alarm i kuq në Juventus, Ronaldo mund të humbasë ndeshjen ndaj Lazios

Mediat Italiane raportojnë se Cristiano Ronaldo mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme të Juventusit ndaj Lazios.

Sport

06/03/2021 15:49

Në ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja kryesore për këtë javë në Serie A mes Juventusit dhe Lazios, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, sulmuesi kryesor i Bianconeri, Ronaldo, raportohet se nuk është 100% i gatshëm për këtë ndeshje.

Për shkak të orarit të ngjeshur që kanë pasur këto javë, portugezi thuhet të ketë probleme me muskujt e tij.

Juventus është njëra nga skuadrat më të prekura me lëndime, ku Bonucci, Chiellini, De Ligt, Cuadrado, Arthur, Dybala, Bentancur që të gjithë janë të lënduar./Lajmi.net/