Alain Giresse nesër konferencë për medie
Selektori i Kosovës në futboll, Alain Giresse, do të mbajë konferecë për medie nesër, më fillim nga ora 14:00, para ndeshjeve të qershorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport
Vendi i konferencës do të jetë holeti “Emerald”, transmeton lajmi.net.
Kombëtarja e Kosovës po ashtu nesër i fillon stërvitjet dhe do t’i mbajë dy seanca në Kampin Nacional në Hajvali. Stërvitja e parë mbahet në orën 10:30, derisa stërvitja e dytë në orën 17:30.
Loja e parë e Kosovës do të jetë ajo ndaj Qipros, më 2 qershor. /Lajmi.net/