Al Khelaifi: Transferimi i CR7 as nuk është diskutim

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka hedhur poshtë çdo mundësi që të transferojnë yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Sport

26/08/2021 20:06

Gjatë tërë verës ka pasur raportime se PSG do provonte portugezin, në rast që Kylian Mbappe do kalonte te Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, Al-Khelaifi ka bërë të qartë se assesi nuk do provojnë transferimin e Ronaldos.

“Transferimi i Cristiano Ronaldos as nuk është diskutim”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, Al-Khelaifi konfirmoi se nuk e lejojnë largimin e Mbappes këtë verë, pavarësisht që Reali ofroi 180 milionë euro./Lajmi.net/