Akuzoi gjyqtarin për fiksime të ndeshjeve – Bellingham dënohet nga federata gjermane e futbollit

Jude Bellingham nuk ka shpëtuar pa u dënuar nga federata gjermane e futbollit, pas komenteve të ashpra në përfundimin e ndeshjes Dortmund – Bayern.

Sport

07/12/2021 13:49

Bellingham shprehej i habitur se si iu besua një ndeshje e atij kalibri një gjyqtari që më parë kishte fiksuar ndeshje, gjithnjë sipas lojtarit.

Këto komente të lojtarit u hetuan nga autoritetet gjermane dhe duket se kanë rezultuar të pabaza, transmeton lajmi.net.

Kështu, lojtari është gjobitur megjithatë ka shpëtuar pa u suspenduar me ndeshje.

I riu anglez do të paguajë 40 mijë euro për komentet e tij rreth Felix Zwayer./ Lajmi.net/