Akuzat për përdhunim: Benjamin Mendy deklarohet i pafajshëm

Benjamin Mendy është deklaruar i pafajshëm për akuzat ndaj tij.

Sport

23/05/2022 16:27

Mbrojtësi i majtë francez, Benjamin Mendy është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të, përcjell lajmi.net.

Ish-lojtari i Manchester City është i akuzuar për nëntë raste përdhunimi dhe ngacmimi seksual.

Ai është i suspenduar nga të gjitha aktivitetet sportive që nga muaji gusht, kur akuzat ndaj tij u ngritën.

27 vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm në gjykatën e Chester Crown.

Seanca ndaj tij do të mbahet më 25 korrik. /Lajmi.net/