Akuzat e VV-së për manipulime votash në mërgatë, Abdixhiku: Nuk mund të pretendojnë rrënim të procesit zgjedhor vetëm pse është rritur LDK-ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur sot edhe për akuzat që Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë për vjedhje votash në mërgatë. Abdixhiku pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se janë të dëshpëruar që nuk arritën t’i marrin 40 mijë vota, shkruan lajmi.net. Sipas tij, edhe këto vota janë ngritje për LDK-në.…

Lajme

10/03/2025 19:47

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur sot edhe për akuzat që Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë për vjedhje votash në mërgatë.

Abdixhiku pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se janë të dëshpëruar që nuk arritën t’i marrin 40 mijë vota, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, edhe këto vota janë ngritje për LDK-në.

“Ajo çfarë mund të themi është që LDK-ja nuk ka mundur të marrë 40 mijë vota, siç ka projektuar më parë për shkak të punës brenda 4 viteve. Por për çdo ankesë janë institucionet. Nuk mund të pretendojnë rrënim të procesit zgjedhor vetëm pse është rritur LDK-ja, nuk mund të pretendojmë zhvlerësim të votës për një kandidat të mërgatës vetëm pse VV-ja nuk mund t’i merrte 51 deputetë”, ka thënë Abdixhiku. /Lajmi.net/