Aktorja e cila konsiderohet si më e bukura në botë infektohet me koronavirus

Aktorja e njohur doli pozitiv me Covid-19.

ShowBiz

12/07/2020 19:30

Aktorja e njohur e cila konsiderohej si më e bukura në botë, Aishwarya Rai Bachchan, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Pozitive me koronavirus doli dhe vajza e saj.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Indisë Maharashtra Rajesh Tope me një postim në Twitter, por pak minuta më vonë postimi u fshi.

“Aishwarya Rai Bacchan dhe vajza e saj kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ne dëshirojmë që familja Bachchan ta kaloj sa më shpejt këtë situata dhe i urojnë shërim sa më parë”, shkruan në njoftim.

Mumbai është ndër qytetet indiane më të prekur nga koronavirusi, me gjithsej 850,000 raste./Lajmi.net/