Aktori turk Can Yaman tregon fiksimin e tij pas ushqimeve tradicionale shqiptare

Can Yaman aktori me prejardhje nga Prishtina tregon se ushqimet shqiptare nuk i ndërron me asgjë.

ShowBiz

27/07/2019 17:52

Can Yaman është një aktor turk që për publikun shqiptar është bërë i njohur me serialin ‘Erkenci Kus’, shkruan lajmi.net.

Aktori turk që ka prejardhje nga Prishtina në një intervistë të realizuar me emisionin ‘Qejfi më i madh se Stambolli’ ka treguar fiksimin e tij pas ushqimeve shqiptare.

“Ka lidhje me çka rritesh dhe shijen e asaj vazhdon të shijosh edhe më vonë. Unë ushqimet e gjyshes nuk i ndërroi me asgjë. Ajo bën një burek që zgjat 3 orë. I hap vet petat. Bën burek me presh. E bën aq të mirë sa të lëpish gishtat. Bën pogaçe me kos, hudhëra, salsa, mishin e bën copa copa. Janë ushqime të veçanta nuk i provojnë të gjithë”. Tha Can. /Lajmi.net/