Aktori Reni Santoni vdes në moshën 81 vjeçare

Aktori i "Dirty Harry" dhe "Seinfeld" ka vdekur në moshën 81 vjeçare.

ShowBiz

04/08/2020 15:34

Një mik i  Santoni tha se ai vdiq ndërsa ishte nën kujdes të mjekëve të shtunën, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.

Reni Santoni, ishte i njohur për rolin e tij përkrah Clint Eastwood në “Dirty Harry”. Ai ishte 81 vjeç.

Santoni vdiq ndërsa ishte nën kujdesin mjekësor të shtunën në Los Angeles pas disa vitesh me probleme shëndetësore

“Ai vdiq të shtunën më 1 gusht. Ishte njeriu më i dashur që e kam njohur ndonjëherë”, tha producentja, muzikantja dhe tekshkruesja, Tracy Newman.
“Përveçse është një aktor i mahnitshëm, ishte një improvizues legjendar. Ai do të na mungojë”, shtoi ajo.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur, por Newman tha për Fox News se vdiq në mënyrë natyrale.
Santoni u shfaq gjithashtu në filmin e vitit 1967 “Enter Laughing” me regji nga Carl Reiner, filmin e vitit 1969  “Guns of the Magnetent Seven”, dhe më vonë aktroi me Sylvester Stallone në “Cobra” më 1986. /Lajmi.net/