Aktori kosovar edhe në një serial tjetër shumë të ndjekur amerikan (Foto)

Kushtrim Hoxha po shkon në hapat e sigurt drejt suksesit.

ShowBiz

04/11/2016 18:53

Aktori nga Kosova është paraqitur në seritë televizive shumë të ndjekur në Amerikë e duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Këtë herë ai ka rezervuar një rol në dramën e suksesshme “The Americans“. Seriali ka përfunduar sezonin e katërt, ndërsa episoda e parë e sezonës së pestë do të transmetohet vitin e ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Kushtrimi ka pasur role në seritë “Elementary” e “Blue Bloods”.

Ai kreu studimet në Universitetin e Prishtinës në Akademinë e Arteve ku studioi Aktrimin me profesor Faruk Begollin./lajmi.net