Aktori i njohur anglez Ian McKellen merr çmim special pasi dhuroi 40,000 funta për punëtorët e teatrit
Aktori personalisht mblodhi monedha në një kovë në hyrjet e teatrit gjatë turneut të tij, për të mbështetur atë.

ShowBiz
Aktori i njohur Sir Ian McKellen është nderuar me çmimin e shtatë “Olivier Awards” në Mbretërinë e Bashkuar, që vlerëson të arriturat e mëdha në teatër, shkruan Madison.
Një ndër aktorët më të mëdhenj të skenës dhe ekranit është shpërblyer për paraqitjen e tij të vlerësuar lart nga kritikët gjatë 80 vjetëve të karrierës më 2019, gjatë së cilës ai është paraqitur me role në më shumë se 80 teatro kudo në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka mbledhur miliona funte për shoqatat bamirëse lokale, transmeton lajmi.net.
Dukesha e Cornwallit Camila, në një fjalim mbresëlënës ka folur rreth ndikimit të madh që ka teatri në jetët e njerëzve, duke e quajtur atë “themel të jetës së brishtë kulturore, forum për debat dhe mjet të fuqishëm për ndërtimin e komunitetit”.
Ndërsa ajo i lavdëroi gjithashtu të gjithë ata që punojnë në teatër për “profesionalizmin, vendosmërinë dhe fleksibilitetin e tyre”, posaçërisht në kulmin e vështirësive që janë shfaqur nga pandemia.
“Ju lutem qëndroni kaq të vendosur”, ka thënë ajo. “Kemi nevojë për ju. Dhe na keni munguar”, tha për fund./Lajmi.net/