Aktivizohet përsëri alarmi në veri të Mitrovicës

Është aktivizuar sërish alarmi në veri të Kosovës. Pak minuta më parë është lëshuar përsëri alarmi i cili për disa orë radhazi ishte aktiv gjatë ditës së sotme. Nuk dihet se çfarë saktësisht po ndodhë për momentin në veri, por alarmi është lëshuar sërish. Në afërsi të urës së Ibrit po vazhdojnë të qëndrojnë njësitë…

Lajme

31/07/2022 22:06

Është aktivizuar sërish alarmi në veri të Kosovës.

Pak minuta më parë është lëshuar përsëri alarmi i cili për disa orë radhazi ishte aktiv gjatë ditës së sotme.

Nuk dihet se çfarë saktësisht po ndodhë për momentin në veri, por alarmi është lëshuar sërish.

Në afërsi të urës së Ibrit po vazhdojnë të qëndrojnë njësitë e Policisë së Kosovës, si dhe pjesëtarë të shumtë të KFOR-t.

Ky alarm është si “thirrje” e cila përdoret nga serbët që ata të mblidhen në qendër të veriut të Mitrovicës./Lajmi.net/