Aktivisti i VV-së që akuzohet për sulm ndaj eskortës së kryeministrit, nesër në Gjykatë

Avokati Tomë Gashi nëpërmjet Facebook-it njoftoi se nesër në Gykatën Themelore në Prishtinë do të vazhdojë gjykimi ndaj klientit të tij, aktivist i Vetëvendosjes, Trim Gashi.

Lajme

10/03/2016 19:53

Gashi akuzohet për sulm ndaj eskortës së kryeministrit.

Gashi ka thënë se nesër do të jetë seanca e fundit dhe pret lirimin e Gashit.

“Nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Pallatin e Drejtësisë në orën 9.00h vazhdon gjykimi i z.Trim Gash-it-Anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje për kinse sulm ndaj eskortës së Kryeministrit. Nesër do të duhej të përfundonte gjykimi.Të gjithë presim lirimin e Trimit”, ka shkruar Gashi.