Aktivistët pro-rusë pushtojnë Luhansk-un
Një turmë e madhe e separatistëve pro-rusë kanë sulmuar selinë e administratës rajonale në qytetin lindor të Ukrainës, në Luhansk.

Bota
Dhjetëra persona të armatosur me shufra metalike, thyen dritaret dhe dyert për të hyrë në selinë e administratës rajonale në Luhansk.
Këto truma me aktivistë brohoritnin “Referendumi Rus”, derisa mbanin në duar flamuj të Rusisë.
Më parë , Rusia shfaqi kritika ndaj sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe BE, për individët dhe kompanitë që dyshoheshin për veprimet qëllim destabilizimin e Ukrainës.
Zëvendësministri i jashtëm, Sergei Ryabkov, tha se SHBA-të kanë vendosur një “Perde të Hekurt’” duke targetuar sektorin e teknologjisë së lartë të Rusisë.
BE-ja, tha Ryabkov, kishte dëshmuar se ajo ishte \”nën ndikimin e Washingtonit \”, duke i zgjeruar sanksionet e saja.