Aktivistët e AAK-së aksion simbolik kundër zhvillimeve të djeshme (Foto/Video)

Zyrtar dhe aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe sot dolën në rrugë. Ata kësaj radhe dolën për të kundërshtuar zhvillimet e fundit në Parlamentin e Kosovës dhe kundër arrestimit të deputetëve opozitar.

Lajme

15/12/2015 14:16

Zyrtarë të AAK-së thonë se aksioni kishte për qëllim të tregojë mbështetjen për deputetët e Opozitës për kauzën të cilën ajo përfaqëson. Ata thonë se janë të indinjuar me pushtetin policorë që po udhëhiqet nga Isa Hashimi e Kadria.

“Ne theksuam së me arrestimet e djeshme të deputetëve opozitare pushteti tregoi se nuk e toleron mendimin ndryshe dhe, me këtë, edhe e ka mbytë demokracinë , pra demokracia përfundimisht ka vdekur ne Kosovë”, ka thënë kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës, Magbule Shkodra.

Gjithashtu AAK njofton se Opozita do të vazhdojë me organizimet e veta si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit deri sa nuk zhbëhen këto marrëveshje. Lajmi.net

YouTube player

aksioni 12380653_10153729864205120_1034802960_o 12398526_10153729864190120_111176145_o