Aktakuzë për vrasje në tentativë në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, la ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.A Ai akuzohet për veprat penale “vrasje e mbetur në tentativë”, dhe  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” shkruan lajmi.net. “Sipas aktakuzës, i pandehuri B.A., me datë 22 dhjetor 2025 në lagjen “Jarina” të Pejës, me dashje dhe me armë zjarri,…

Lajme

02/03/2026 14:35

Prokuroria Themelore në Pejë, la ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.A

Ai akuzohet për veprat penale “vrasje e mbetur në tentativë”, dhe  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” shkruan lajmi.net.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.A., me datë 22 dhjetor 2025 në lagjen “Jarina” të Pejës, me dashje dhe me armë zjarri, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.F., derisa  i pandehuri  me të parë  viktimën shtënë në drejtim të tij pesë herë me armë të zjarrit, ku si pasojë viktima nga tri plumba pëson lëndim të rënda trupore”, ka njoftuar Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si më lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe të dënoj sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: